Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë producentin e njohur, përdorën edhe armë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur skenën muzikore në Kosovë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur me emrin artistik Bini Diez.

Sipas raportimeve të Paparacit, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa gjatë ngjarjes është përdorur edhe arma e zjarrit. Burimet raportojnë se grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe ka shkaktuar dëme në automjetin e tij.

Detajet e plota mbi motivet dhe rrethanat që çuan në konflikt ende nuk janë bërë publike.Paparaci shton se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës, e cila ende nuk ka dhënë informacione të plota mbi ngjarjen. Autoritetet pritet të sqarojnë nëse ka arrestime, dëme materiale të tjera apo lëndime më serioze.

Share This Article