ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 7 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 10 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 11 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 11 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Donacion për gjel deti e ballokume”- Shehi ‘tallet’ me propozimin e Ramës për pensionistët: Skema për t’i shpëtuar të moshuarit nga mizerja

albnews by albnews
18 November, 2024
in Albania
0
“Donacion për gjel deti e ballokume”- Shehi ‘tallet’ me propozimin e Ramës për pensionistët: Skema për t’i shpëtuar të moshuarit nga mizerja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, ka treguar propozimin e forcës së tij politike ditën e sotme në Kuvend, për rritjen e pensioneve.

Shehi tha gjatë fjalës së tij në Kuvend, se propozimi i kryeministrit Edi Rama për subvencionimin e pensionistëve për Vitin e Ri, është një tallje me ta, pasi sipas tij, duket si një donacion për gjel deti.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Ai tha gjithashtu se skema e propozuar nga LZHK, do ta çojë pensionin minimal në 30 mijë lekë të reja dhe do i nxjerrë të moshuarit nga varfëria.

Pjesë nga fjala e Shehit në Kuvend:

Që buxheti i 2025 është më i madh e më i rritur, jemi krenarë për këtë punë. E për këtë arsye unë po ju propozoj këtë, duke marrë shkas edhe donacionin që dëgjova nga kryeministri për pensionistët, për fundvitin. Një lloj donacioni është ky, ky bëhet për gjelin e detit ky i fundvitit. Pastaj tha do të bëjmë edhe një të pranverës, ai do jetë për ballokumet. Duke i lënë mënjanë këto humore, unë them hajde bëjmë një shportë të madhe subvencioni, e dhimbshme për buxhetin, por e domosdoshme, prej rreth 300 milionësh, për të subvencionuar të gjithë pensionet që janë nga 200 mijë lekë e poshtë. Kjo nuk bëhet ashtu si tha kryeministri.

300 milionë, 160 milionë e nxjerrim duke hequr 10 % nga investimet publike prej 1.6 miliardë. Në buxhetin faktik të vitit 2023 mungonin 160 milionë që nuk ishin investuar. E njëjta gjë edhe këtë vit, i marrim 160 milionë.

55 milionë i ka parashikuar vetë qeveria te buxheti, 16 milionë për indeksim, 35 bilionë për bonusin e fundvitit.

90 milionë po i marrim borxh në tregun e brendshëm dhe ja ku u bë një shportë 300 milionëshe. Kjo do të jetë për një dekadë. Çdo vit kjo shportë do zvogëlohet me 10 %.

Vetëm kështu do të shpëtojmë nga mizerja, nga mbijetesa për bukë me qindra mijëra qytetarë shqiptarë. E kemi për detyrë ta bëjmë këtë. Nuk ka nevojë për skema të tjera pensionesh. Kush thotë do rregullojmë skemën, është një gënjeshtër të madhe, sepse skema nuk nxjerr asgjë. Ia kam dorëzuar edhe Komisionit të Ekonomisë këtë propozim. Buxhetin nuk mund ta marrin vetëm koncesionarët, por edhe qytetarët.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result