Connect with us

Bota

Donald Trump kërcënon BBC-në me padi për dokumentarin mbi 6 Janarin

Published

on

Donald Trump i ka dërguar një letër BBC-së duke e kërcënuar me veprime ligjore, në një moment krize të thelluar për transmetuesin publik britanik lidhur me mënyrën se si është mbuluar administrata e tij.

Lëvizja, e raportuar fillimisht nga vetë BBC News të hënën në mesditë, vjen një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm dhe të ekzekutives më të lartë të lajmeve të korporatës. Të dy u vunë nën akuzë për mënyrën se si BBC kishte trajtuar deklaratat e presidentit amerikan më 6 janar 2021, ditën kur turma e mbështetësve të tij sulmoi Kongresin amerikan.

Një zëdhënës i BBC-së tha të hënën: “Do ta shqyrtojmë letrën dhe do t’i përgjigjemi drejtpërdrejt në kohën e duhur.” Detajet e plota të letrës ligjore nuk janë bërë ende publike.

Drejtori i Përgjithshëm Tim Davie dhe shefja e lajmeve Deborah Turness njoftuan dorëheqjet e tyre të dielën në mbrëmje, pas një jave të mbushur me kritika të ashpra mbi paanshmërinë politike të transmetuesit dhe pas një serie sulmesh të drejtpërdrejta nga figura të krahut të djathtë britanik, si dhe nga ekipi i vetë Trump-it.

Advertisement

Trump dhe zëdhënësja e tij për shtyp, Karoline Leavitt, e cila akuzoi BBC-në se po përhapte “fake news”, i kanë përshëndetur dorëheqjet në rrjete sociale, me Trump-in që shkroi të dielën në mbrëmje se të dy zyrtarët ishin “njerëz shumë të pandershëm që u përpoqën të ndikojnë në një zgjedhje presidenciale.”

Javën e kaluar, gazeta konservatore The Telegraph publikoi një memo të ish-këshilltarit të standardeve në BBC, Michael Prescott, ku renditeshin një sërë dështimesh të pretenduara në përmbajtjen e transmetuesit. Ato përfshinin mënyrën e mbulimit të çështjeve të komunitetit transgjinor, luftës në Gaza dhe presidencës së Trump-it.

Pretendimi më i rëndë ishte se pamjet në emisionin Panorama ishin redaktuar në mënyrë selektive për të krijuar përshtypjen se presidenti amerikan u kishte thënë mbështetësve të tij në janar 2021: “Do të ecim drejt Kapitolit dhe unë do të jem me ju, dhe do të luftojmë. Luftojmë si të çmendur.”

Advertisement

Në fakt, fjalët ishin montuar nga pjesë të ndryshme të fjalimit, gati një orë larg njëra-tjetrës, dhe ishin lënë jashtë segmentet ku Trump kishte thënë se donte që mbështetësit e tij “të shprehnin zërin e tyre në mënyrë paqësore dhe patriotike.”

Transmetuesi publik britanik është i detyruar nga statuti i tij të mos “favorizojë asnjërën anë ndaj tjetrës”, dhe nuk është hera e parë që përballet me akuza për mungesë paanshmërie nga palë të ndryshme politike në Britani.

Por përshkallëzimi i fundit i sulmeve nga e djathta vjen në një moment delikat, ndërsa qeveria britanike po përgatitet të shqyrtojë modelin e financimit të BBC-së.

Advertisement

Në deklaratën e dorëheqjes, Davie pranoi se “janë bërë disa gabime dhe, si Drejtor i Përgjithshëm, më takon mua përgjegjësia përfundimtare.”

Të hënën, kryetari i BBC-së, Samir Shah, i kërkoi publikisht ndjesë administratës Trump për mbulimin e ngjarjes.

Megjithatë, në një letër dërguar Komisionit të Kulturës, Medias dhe Sportit në Dhomën e Komunave, ai hodhi poshtë si “thjesht të pavërtetë” pretendimin se ish-këshilltari i standardeve Prescott kishte zbuluar probleme që BBC ishte përpjekur t’i “fshihte.”

Advertisement

Shah sqaroi se dokumentari për Trump ishte diskutuar disa herë nga Komiteti i Udhëzimeve Redaksionale dhe Standardit të BBC-së, dhe se valët e ankesave të marra javët e fundit kishin çuar në “reflektim të mëtejshëm.”

“Përfundimi i atij diskutimi është se pranojmë që mënyra si u redaktua fjalimi krijoi përshtypjen e një thirrjeje të drejtpërdrejtë për dhunë,” shkroi Shah në letër. “BBC kërkon ndjesë për atë gabim në vlerësim.”

I pyetur në një intervistë për BBC nëse presidenti amerikan, i cili ka kërcënuar me padi edhe media të tjera në SHBA po padit transmetuesin, Shah tha: “Nuk e di ende këtë. Por ai është një njeri që padit shpesh. Duhet të jemi të përgatitur për çdo rezultat.”/Politico.eu

Advertisement
Continue Reading

Bota

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Published

on

By

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.

Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin e ka cilësuar si “përpjekjen më të mirë” për arritjen e paqes. Drafti, i diskutuar së fundmi me përfaqësues të SHBA-ve dhe i paraqitur edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, konsiderohet rreth 90% i përfunduar, por mbetet ende i hapur për disa çështje kyçe.

Plani përfshin një sërë masash që synojnë stabilizimin e situatës në Ukrainë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të ri të konfliktit.

Çfarë parashikon plani?

Mes pikave kryesore janë ngrirja e vijës së frontit, krijimi i një ushtrie të fuqishme ukrainase prej rreth 800 mijë trupash, e mbështetur financiarisht nga partnerët perëndimorë, si dhe vendosja e garancive të forta të sigurisë, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.

Advertisement

Gjithashtu, parashikohet anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian, me kërkesën që të përcaktohet një afat i qartë për këtë proces. Kievi kërkon që kjo të jetë një garanci politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

Siguria dhe garancitë ndërkombëtare

Plani përfshin një marrëveshje dypalëshe sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetje ushtarake nga vendet evropiane, përfshirë mbrojtjen ajrore, tokësore dhe detare. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një mekanizmi monitorimi për të shmangur rifillimin e luftimeve dhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes.

Advertisement

Një tjetër element i rëndësishëm është lirimi i të gjithë robërve të luftës dhe civilëve të ndaluar, si dhe organizimi i zgjedhjeve pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Donbasi, nyja më e ndërlikuar

Rajoni i Donetskut mbetet pika më e vështirë e negociatave. Kievi refuzon çdo skenar që parashikon dorëzimin e territoreve të pushtuara dhe propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar, ku të dyja palët të tërhiqen dhe siguria të garantohet nga forca ndërkombëtare.

Advertisement

Çështja e Zaporizhzhias

Një tjetër pikë e ndjeshme është centrali bërthamor i Zaporizhzhias, aktualisht nën kontroll rus. Zelensky propozon që ai të funksionojë si një “joint venture” mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me administrim të përbashkët dhe mbikëqyrje ndërkombëtare. Sipas tij, kjo do të garantonte sigurinë energjetike dhe do të shmangte rreziqet e një aksidenti bërthamor.

Qëndrimi i Moskës

Advertisement

Nga ana tjetër, Moska ka reaguar me tone të ashpra. Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi po përpiqet ta detyrojë Ukrainën të pranojë kushte të pafavorshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë operacionet ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje “e pranueshme”.

Putin ka theksuar se kontrolli i plotë i rajonit të Donetskut mbetet një nga objektivat strategjikë të Rusisë, duke e konsideruar atë një zonë kyçe për sigurinë dhe interesat e saj.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Published

on

By

Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.

I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.

Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.

“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.

Advertisement

Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.

Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania3 minutes ago

Mafia shqiptare është aleate e karteleve rivale më të mëdha në Meksikë

Albania5 minutes ago

AKSHI, transformim historik dixhital, apo kopshti privat i kryeministrit?

Albania7 minutes ago

Muçobega dhe Basha betonizojnë gjirin e Llamanit

Kosova10 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota11 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora11 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania12 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania13 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova13 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports17 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports17 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota17 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK17 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania18 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports18 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Albania18 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK17 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports17 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania18 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Bota1 day ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK22 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Kosova10 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK23 hours ago

Titujt e gazetave në UK

UK23 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Trending