Edhe bursat evropiane pësuan tronditje këtë fillimjave pas atyre aziatike. Gjithçka vjen pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump se do të vendosë tarifa tregtare ndaj BE-së
Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar me Bashkimin Evropian, që do të thotë se importojnë më shumë nga vendet evropiane sesa u shesin atyre.
Vitin e kaluar, SHBA pati një deficit prej 213 miliardë dollarësh – të cilin presidenti Trump sapo e përshkroi si “një mizori”.
Presidenti argumenton se taksat kufitare do të ndihmojnë në mbrojtjen e vendeve të punës dhe produkteve amerikane.
Ndër eksportet kryesore evropiane në Amerikë janë produktet farmaceutike, makinat dhe llojet e tjera të makinerive të avancuara. Ndërkohë, SHBA shet naftë, gaz dhe shërbime financiare në Evropë.
Vende të ndryshme do të preken në mënyra të ndryshme nga tarifat e SHBA. Irlanda, për shembull, është deri tani më e varura nga tregu amerikan – gati gjysma e eksporteve të saj jashtë BE-së janë të destinuara për në SHBA.
Vendet që blejnë shumë nga SHBA përfshijnë Holandën dhe Gjermaninë – edhe pse kjo e fundit eksporton një vëllim të madh makinash në këmbim.
Megjithatë, BE thotë se do të reagojë me një “përgjigje të vendosur” kolektive kur të hyjnë në fuqi tarifat – kjo ndoshta do të thotë me një taksë hakmarrëse.
Kur bëhet fjalë për Britaninë e Madhe, gjërat janë pak më ndryshe. SHBA-ja nuk ka një deficit tregtar aq të lartë me Britaninë – në fakt në një moment vitin e kaluar pati një suficit – dhe ministrat e qeverisë shpresojnë se kjo do ta bindë presidentin të kursejë Mbretërinë e Bashkuar nga tarifat.
Siç tha presidenti Trump, Britania e Madhe është “jashtë linjës” por BE është “me të vërtetë jashtë linjës”.
BBC