Donald Tusk kryeson sondazhet presidenciale në Poloni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin këtë të dielë, Donald Tusk, ish-kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, do të merrte 32 për qind të votave në raundin e parë.

Tusk kohët e fundit është rikthyer në politikën e brendshme polake për të udhëhequr përsëri partinë kryesore të opozitës “Platformën Qytetare”.

Sipas një sondazhi për të përditshmen “Super Express”, Jaroslaw Kaczynski, udhëheqësi i partisë në pushtet “Ligji dhe Drejtësi” do të merrte 26 për qind të votave.

Ish-personaliteti televiziv dhe shkrimtari katolik, Szymon Holownia, kreu i “Polska 2050”, një lëvizje konservatore relativisht e re, doli në vendin e tretë, me një mbështetje prej 24 për qind të të anketuarve.

Kreu i konfederatës së ekstremit të djathtë, Krzysztof Bosak, u rendit i katërti me 10 për qind mbështetje, i ndjekur nga Robert Biedron me pesë për qind.

Sondazhi u krye gjatë datave 6-7 korrik me 1 049 qytetarë

Share This Article