ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij 8 hours ago
Paradoksi, ekonomia rritet, por punësimi u tkurr me 20 mijë persona në 3-mujorin e tretë 8 hours ago
“U PËRDOR PËR PASTIM PARASH”/ Autoritetet britanike vendosin 60 milionë euro gjobë ndaj bankës Nationwide 8 hours ago
Çmenduri për Messi-n dhe Ronaldon, 2000 dollarë bileta më e lirë për çerekfinalen e mundshme Argjentinë-Portugali 9 hours ago
Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Donatorët zotohen se do të ndajnë mbi 1 miliard dollarë për Afganistanin

albnews by albnews
14 September, 2021
in Bota, Technologji
0
Donatorët zotohen se do të ndajnë mbi 1 miliard dollarë për Afganistanin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se donatorët ndërkombëtarë janë zotuar se do të ndajnë mbi 1 miliard dollarë ndihma për Afganistanin.

Konferenca e donatorëve – me përfaqësues nga rreth 40 vende – u mbajt të hënën në Gjenevë të Zvicrës.

RelatedPosts

Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij

Putini: Lufta është në favorin tonë! Media: Ukraina ‘po’ Donbasit të çmilitarizuar! Kievi: Do të votohet për territoret

“Kjo konferencë i ka përmbushur plotësisht pritjet e mia sa i përket solidaritetit me njerëzit e Afganistanit”, tha Guterres.

Kombet e Bashkuara vlerësuan më herët se Afganistanit i duhen mbi 600 milionë dollarë deri në fund të vitit, për të shmangur krizën humanitare.

Afganistani ka rënë nën kontrollin e talebanëve më 15 gusht. Donatorët e huaj kanë siguruar më shumë se 75 për qind të buxhetit të këtij vendi, por ato pagesa janë ndalur kur militantët islamikë kanë marrë kontrollin.

Përveç kësaj, Afganistani është duke u përballur me thatësi të madhe. Gjendjen e kanë rënduar edhe luftimet e viteve të fundit midis militantëve talebanë dhe forcave qeveritare, të mbështetura nga Perëndimi. Më 7 shtator, talebanët kanë formuar Qeverinë e tyre.

Shumë vende kanë shprehur gatishmëri për të ofruar ndihmë humanitare, por edhe hezitim për t’iu dhënë qindra miliona dollarë talebanëve.

Talebanët kanë sunduar Afganistanin edhe në vitet 1996-2001, me një interpretim të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit, i cili ka kufizuar ndjeshëm të drejtat e njeriut.

Pavarësisht shqetësimeve, Guterres tha se “është e pamundur të sigurohet ndihmë humanitare brenda Afganistanit pa u angazhuar me autoritetet de-facto, është shumë i rëndësishëm angazhimi me talebanët në këtë moment”.

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje talebanëve që t’u japin punonjësve të ndihmës qasje të papenguar. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij

Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij

12 December, 2025
Paradoksi, ekonomia rritet, por punësimi u tkurr me 20 mijë persona në 3-mujorin e tretë

Paradoksi, ekonomia rritet, por punësimi u tkurr me 20 mijë persona në 3-mujorin e tretë

12 December, 2025
“U PËRDOR PËR PASTIM PARASH”/ Autoritetet britanike vendosin 60 milionë euro gjobë ndaj bankës Nationwide

“U PËRDOR PËR PASTIM PARASH”/ Autoritetet britanike vendosin 60 milionë euro gjobë ndaj bankës Nationwide

12 December, 2025
Çmenduri për Messi-n dhe Ronaldon, 2000 dollarë bileta më e lirë për çerekfinalen e mundshme Argjentinë-Portugali

Çmenduri për Messi-n dhe Ronaldon, 2000 dollarë bileta më e lirë për çerekfinalen e mundshme Argjentinë-Portugali

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result