Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, iu kërkua të marrë masa për rritjet e çmimeve të ushqimeve në qebaptore, pasi një doner tani kushton 9 euro.
Faqja e qeverisë federale “bombardohet” çdo ditë nga mesazhe, kryesisht nga të rinjtë gjermanë, ku i shprehin ankesat e tyre kancelarit socialdemokrat dhe i kërkojnë atij të ndërhyjë për të ulur koston e ushqimeve në mënyrë që të jetë më e përballueshme për konsumatorët, të rinjtë dhe të vjetër.
“Ju lutem, Scholtz, ulni çmimin e kebapit. Unë paguaj nëntë euro për një porcion doner kebap dhe produkti nuk është as organik ” është mesazhi i një studenti drejtuar qeverisë së Berlinit.
“Si student është pothuajse e pamundur të blesh një doner kebap në ditë. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj nga ju që të ulni çmimet”.
Këto janë disa nga mesazhet e shumta që merr çdo ditë faqja zyrtare e qeverisë federale në Instagram: “Pse doneri kebap është kaq i shtrenjtë?”.
Në një postim në internet, qeveria federale e Gjermanisë iu përgjigj shpejt pyetjeve të vazhdueshme nga qytetarët, duke shpjeguar se kostot lidhen me rritjen e qirave të dyqaneve, kostot e dorëzimit dhe pagat e punonjësve.