Donika Klenja nga Dibra, është studente e dalluar e Mjekësisë Qelizore dhe Molekulare në Universitetin Bristol në Angli. Ajo studion sot në njërin prej universiteteve më të mira në Evropë, ndërsa për të arritur deri aty, Donika ka marrë një arsim të shkëlqyer në kolegjin “Jahja Kemal” në Strugë, ku është dalluar si nxënëse e shkëlqyer dhe më e mira e gjeneratës, duke marrë pjesë edhe në shumë gara dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare.
Viti i fundit ka qenë ndoshta viti i mirë por edhe më sfidues për Donikën pasi është vlerësuar nga universiteti ku ajo studion. Donika Klenja është vlerësuar së fundmi nga akademikët britanikë të shkencës me një çmim shumë special “Alumni Academic Achievement Award”.
Ky çmim i jepet studentit me arritjet më të larta ne secilin nga 6 fakulltetet te universitetit te Bristolit, i cili është i rankuar në top 50 universitetet e botës sipas QS World Ranking 2019. E pyetur se si ka arritur deri tek këto suksese, Donika përgjigjet: “Besoj se ajo qe dua te nxjerr ne pah eshte mesazhi se pa marre parasysh nga vjen, qëllimet mund të arrihen nëse ato janë të qarta dhe punon me përkushtimin më të madh. Gjithashtu, së fundmi jam zgjedhur si PASS (Peer Assisted Study Session) Leader pranë universitetit të Bristolit ku ndihmoj dhe trajnoj studentët e vitit të parë të studiojnë në mënyrë sa më efektive me aktivitete dhe diskutime të organizuara”, ka deklaruar ajo.
Pas një viti adaptimi të mbushur me shumë sfida të reja, Donika pret që këtë vit të përmbush disa aspirata të reja që i ka vënë vetes dhe më shumë të fokusohet në promovimin e vlerave shqiptare në mënyrën e saj, duke u treguar më e suksesshmja mes mijëra studentëve të tjerë.