Donis Avdijaj zyrtarisht i bashkohet Hearts

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj zyrtarisht nga sot është bërë lojtar i Hearts.

Skuadra skoceze ka njoftuar se e ka transferuar lojtarin shqiptar si lojtar i lirë.

Avdijaj ishte te Trabzanspori, por që nuk arriti ta gjente vetën, ku bëri 18 paraqitje, derisa kontrata e tij skadoi në këtë muaj.

Ai luan si sulmues dhe favorizon më shumë krahun e majtë, por gjithashtu mund të luajë edhe në krahun djathtë, ose në qendër. Ai ka lindur në Gjermani dhe ka luajtur gjashtë herë për Kombëtaren e Kosovës.

Avdijaj karrierën e tij si profesionist e ka filluar te Schalke 04, ka luajtur për Kombëtaren gjermane U21, dhe pas ofertës që i kishte ardhur nga Kosova, ai i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Share This Article