Donnarumma pritet t’i bashkohet Juventusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portieri i Përfaqësueses së Italisë, Gianluigi Donnarumma do të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit për t’iu bashkuar Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Donnarumma u ka bërë me dije krerëve të PSG-së, se dëshiron të largohet për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur në dispozicion këtë sezon.

Ai iu bashkua ekipit francez si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin.

Juventusi do ta huazojë Donnarumman dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij. Portieri 22-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025. Këtë edicion, ai ka vetëm pesë paraqitje.

Share This Article