Donte të hidhte në erë sistemin raketor S-300 të ukrainasve, e pëson ushtari rus  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është momenti kur një ushtar rus tenton të shkatërroj sistemin raketor të ukrainasve, duke qëndruar shumë pranë saj, por shpërthimi i fuqishëm bëri që vet ushtari rus ta pësojë keq.

Videoja është shpërndarë në rrjetin social Telegram, ku shihet një ushtar i Putinit duke ia drejtuar armën sistemit raketor S-300, duke qëndruar vetëm pak metra larg saj.

Pa kaluar shumë sekonda, ai shtie me pushkë automatike, duke shpresuar se do të dëmtojë vetëm harduerin e sistemit raktor, por shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që ushtari e pëson.

E pavarësisht se rusët pretendonin se nuk kishte ushtarët të tyre në ato momente, pamjet e dëshmojnë të kundërtën ku shihet se nga shpërthimi i fuqishëm, ushtari i tyre “humb” nga objektivi i kamerës.

Ekspertë të sigurisë e kanë cilësuar si veprim amatoresk të rusëve, pasi një aksion i tillë do të duhej të ndërmerrej nga një distancë më e madhe dhe jo kur S-300 të shpërthejë të përfshirë edhe ushtarët rusë.  

Share This Article