Donte të largohej nga lufta, dezertori kapet i veshur si grua

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rojet kufitare ukrainase mbetën të çuditur në një vendkalim kufitar në Moldavi, kur zbuluan një burrë të veshur si grua që përpiqej të largohej nga vendi për shkak të luftimeve.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës deklaron se ndaloi një taksi pranë Odesës në jug të vendit që mbante një person çuditërisht të gjatë dhe me zë të trashë, të veshur me rroba grash.

Sipas faqes në Twitter të Shërbimit të Rojës Kufitare , udhëtari 26-vjeçar mbante certifikatën e një rekrutimi të përkohshëm ndërsa tentonte të hynte në Moldavi, duke ngritur dyshimet e rojeve se kishin në duar një dezertor.

Share This Article