Donte të takonte Papën, turisti amerikan thyen skulpturat në Vatikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Romës ndaloi një 50-vjeçar amerikan me origjinë egjiptiane, i cili hodhi në tokë dhe dëmtoi dy skulptura brenda Muzeut të Vatikanit.

Bëhet fjalë për dy buste antike të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti. Turisti është dërguar në polici për t’u marrë në pyetje.

Dy bustet u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t’iu nënshtruar restaurimit.

Mediat italiane raportojnë se turisti, dukshëm i shqetësuar, tha se donte të fliste me Papën.

Pasi u përpoq të arratisej, ai u bllokua nga xhandarmëria e Vatikanit, ndërsa Inspektorati i Vatikanit ndërhyri më vonë.

Share This Article