Dorëheqja e ish-deputetit në Britani çon në zgjedhje të pjesshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, po përballet me zgjedhje të reja të pjesshme, pasi një ish-deputet konservator dha dorëheqjen me efekt të menjëhershëm pas akuzave për ngacmim seksual dhe përdorim droge.

David Warburton është larguar nga selia e tij në Somerton dhe Frome, në Anglinë jugperëndimore, duke u shprehur në një deklaratë se kishte kaluar 14 muaj jashtëzakonisht të vështirë, duke u përballur me akuza dashakeqe, përcjell “ATSH”.

Ai tha se ishte penguar nga Skema e Pavarur e Ankesave dhe Ankimeve (ICGS) që të fliste hapur, ndërkohë që hetoheshin akuzat dhe sugjeroi se me dorëheqjen e tij do të largonte atë që ai e konsideron si të meta të sistemit.

Dorëheqja e tij do të shkaktojë zgjedhje të pjesshme në zonën e tij zgjedhore.

Share This Article