Dorëheqja e policëve serbë, Osmani: Numri ka shkuar në 7, po shantazhohen nga Beogradi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka shkuar në shtatë numri i policëve serbë të dorëhequr nga Policia e Koosvës.

Presidentja Vjosa Osmani ka fajësuar autoritetet e Beogradit për dorëheqjet e policëve, duke e konsideruar vendimin si rezultat të kërcënimeve nga strukturat e Serbisë.

Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët për media me kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, presidentja Osmani i bëri thirrje Bashkimit Europian që të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë për shkeljen e marrëveshjes së Brukselit dhe standardeve ndërkombëtare.

“Momenti i fundit kur i numërova, numri i dorëheqjeve kishte shkuar deri në 7. Sipas hetimeve të institucioneve tona kjo ka ardhur si pasojë e frikësimit e shantazhimit ndaj tyre nga Serbia. Ky shtet fatkeqësisht po vazhdon me agresion të hapur ndaj Kosovës. Po vazhdojnë që me institucionet e veta ilegale në Kosovë t’i bëjnë shantazh qytetarëve serbë, të cilët janë pro integrimit. Veprimet e tilla janë shkelje flagrante të marrëveshjeve të parapara, pres nga BE që të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit, por edhe për shkeljet e standardeve ndërkombëtare”, u shpreh Osmani.

Share This Article