Dorëheqjet e policëve serbë në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Ndërkombëtarët të reagojnë ashpër, Beogradi është përgjegjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas dorëheqjes së policëve serb nga veriu i vendit, pas rreth një muaj nga fillimi i punës.

Sveçla në një reagim në Twitter është shprehur se “Oficerët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit”.

Sipas ministrit të Brendshëm, e gjithë kjo situatë “po dëmton pakicën serbe në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin”, ndërsa i ka bërë thirrje komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj këtyre sjelljeve të Serbisë.

“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Deri tani është raportuar për shtatë policë serbë të dorëhequr, të cilët nisën punën vetëm pak kohë më parë në Policinë e Kosovës.

Share This Article