Boris Johnson dorëhiqet si kryetar partie, do qëndrojë kryeministër deri në vjeshtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boris Johnson ka pranuar të japë dorëheqjen, shkruan BBC.

Ai  dëshiron që në konferencën e partisë të vendoset një udhëheqës i ri konservator dhe dëshiron të qëndrojë si kryeministër deri atëherë. Johnson do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme.

Një zëdhënës tha: “Kryeministri do të mbajë një deklaratë për vendin sot.”

Dorëheqja e Boris Johnson do të thotë se gara për udhëheqje konservatore tashmë ka filluar zyrtarisht. Deputeti konservator Tobias Ellwood ka reaguar ndaj lajmit të fundit të dorëheqjes së planifikuar të Boris Johnson.

Ai tha se është i kënaqur që e kuptoi dëmin që po i bënte jo vetëm partisë, por edhe raportit të Britanisë me ndërkombëtarët. Dorëheqja e tij është pasuar edhe nga dorëheqja e nënkryetares së Partisë Konservatore.

Në letrën e saj të dorëheqjes, deputetja konservatore për Sleaford & North Hykeham tha se marrja e vendimit ishte e vështirë dhe se ishte një privilegj të shërbente në pozicionin e saj.

Share This Article