Dorëhiqet këshilltari i posaçëm i Boris Johnsonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dominic Cummings, arkitekti shumë ndikues dhe i diskutueshëm i fushatës Brexit, ka dhënë dorëheqjen si këshilltar i posaçëm i kryeministrit britanik Boris Johnson, konfirmoi sot në mbrëmje një burim qeveritar.

“Këshilltari duhej të largohej para fundit të vitit, por ai u pa duke lënë Downing Street me një kuti sendesh personale në mbrëmje”, tha burimi që konfirmoi se ai nuk do të ishte më i punësuar zyrtarisht nga mesi i dhjetorit.

Largimi i tij pason atë të kreut të Komunikimit të “10 Downing Street” dhe aleatit të tij në kampin “Leave”, Lee Cain, të mërkurën, një viktimë e luftës për pushtet brenda qeverisë.

Të dy përfaqësuan krahun e fortë të mbështetësve të Brexit, të gatshëm për një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.

Largimi i tyre vjen gjatë bisedimeve ndërmjet Londrës dhe Brukselit në një përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare pas 31 dhjetorit.

Share This Article