Dorëhiqet kreu i diplomacisë holandeze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Jashtme holandeze, Sigrid Kaag dha sot dorëheqjen pas kritikave të ashpra nga ligjvënësit në lidhje me dështimin e evakuimeve të shtetasve holandezë dhe të të tjerëve nga Afganistani.

Parlamenti mbështeti një mocion censure ndaj Kaag me 78 vota pro dhe 72 kundër.

Një mocion i ngjashëm censure u bë edhe kundër ministres kristianodemokrate të Mbrojtjes, Ak Bijleveld, e cila vendosi të qëndrojë në detyrë.

“Parlamenti gjykon se kabineti ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, kështu që unë nuk mund të bëj asgjë tjetër përveçse të pranoj pasojat”, tha Kaag.

Kaag ishte në këtë post që nga maji.

Qeveria e re e koalicionit nuk është formuar ende, që nga zgjedhjet parlamentare në mars.

Share This Article