Dorëhiqet kreu i Kishës Anglikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryepeshkopi i Canterburry, Justin Welby, ka dhënë dorëheqjen nga posti, për shkak sipas tij “të trishtimit pas dështimit për të siguruar një hetim të duhur rreth akuzave për abuzim nga një vullnetar në kampet verore të Kishës dekada më parë”. 

Kërkesa për dorëheqjen e tij erdhi pas publikimit të raportit javën e kaluar që konfirmonte se ai nuk kishte marrë masat e duhuara për të ndalur një person që përshkruhet si abuzuesi serial në Kishën e Anglisë.

“Pasi kërkova lejen hirëplotë nga Madhëria e tij Mbreti, kam vendosur të jap dorëheqjen si Kryepeshkop i Canterburry.

Shpresoj që ky vendim të bëjë të qartë sesa seriozisht e kupton Kisha e Anglisë nevojën për ndryshim dhe angazhimin e thellë në krijimin e një kishe më të sigurtë”, tha ai.

Welby është udhëheqësi shpirtëror i 85 milionë anglikanëve.

Share This Article