Dorëhiqet numri 2 i Facebook, kompania humb 2.58 pikë në bursa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej vitesh ishte numri 2 i Facebook dhe më pas Meta, por sot Sheryl Sandberg ka vendosur të largohet nga kompania e rrjeteve sociale.

Lajmi është bërë publik nga vetë Marc Zuckerberg.

‘Është fundi i një epoke, – ka shkruar Zuckerberg- Pas 14 vitesh, mikja dhe bashkëudhëtarja ime Sheryl Sandberg ka vendosur të dorëhiqet nga zv/presidente e Meta. Kur Sheril na u bashkua në 2008 ishte vetëm 23 vjeçe dhe unë nuk dija thuajse asgjë nga drejtimi i një ndërmarrje. Kishim ngritur një produkt, Facebook, por nuk e kishim kthyer ende në një ndërmarrje fitimprurëse.

Dhe Sheryl ndërtoi aktivitetin tonë reklamues, duke punësuar njerëz të madhej, duke ndryshuar kulturën tonë të menaxhimit, dhe më ka mësuar se si të drejtoj një kompani.

Pas këtij lajmi, Meta ka humbur menjëherë 2.58 pikë në bursën e Wall Street.

Vendin e Sandberg e ka zënë shefi i operacioneve të Meta, Javier Olivan.

Share This Article