Dorëhiqet pas 2 vitesh kreu i Policisë në Shqipërisë? Kush pritet ta zëvendësojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga kreu i policisë së shtetit, bëjnë me dije burime jozyrtare.

Në vend të tij është komanduar zv. drejtori aktual, Sokol Bizhga deri në zgjedhjen e kryepolicit të ri.\

Pas udhëzimit për procedurën e zgjedhjes se drejtorit të ri të përgjithshem të policisë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë të premten nje komunikim për herë të parë me mediat përballë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri.

Hoxha pritet të “shkundë” kupolën e uniformave blu pas disa ngjarjeve kriminale në muajt korrik-gusht. Gjithashtu, sipas të dhënave të siguruara nga Euroneës Albania ministri Hoxha përballë mediave dhe drejtuesve të policisë do te prezantoje platformen e tij politike sa i takon rendit e sigurise publike

Largimi i Rrumbullakut do t’i hape rruge zgjedhjes se kryepolicit te ri përmes një procesi konkurrimi/gare mes atyre qe plotesojnë kriteret e parashikuara ne ligjin e ri për policinë e shtetit qe u miratua sesionin e kaluar parlamentar.

Share This Article