• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Michigani nuk pajtohet me Trumpin

Dorëzohet Trump, i hapet rruga tranzicionit presidencial në SHBA

by albnews
24 November, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Presidenti Donald Trump tha të hënën se i ka hapur rrugën tranzicionit për presidentin e zgjedhur Joe Biden, duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, që “të bëjë atë që duhet bërë”, megjithëse do të vazhdojë me sfidat ligjore.

Administrata e Shërbimeve Qeveritare (GSA) hapi dritën jeshile zyrtarisht për tranzicionin presidencial, pak pasi shteti i Miçiganit çertifikoi fitoren e demokratit Biden.

Me zhvillimet e fundit, përpjekjet e presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, që kishin pësuar disa disfata, duket se po i afrohen përfundimit.

Presidenti Trump shkruante në Twitter se administratorja e GSA-së, Emily Murphy dhe ekipi i saj duhet “të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare dhe i kam thënë ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë”.

Dhënia e autorizimit nga GSA do të thotë që ekipi i Biden tani do të ketë fonde federale dhe një zyrë për të kryer tranzicionin gjatë dy muajve të ardhshëm.

Kjo gjithashtu bën të mundur që Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris të marrin njoftime të rregullta të sigurisë kombëtare që merr edhe Trump.

Një deklaratë nga ekipi i tranzicionit i Biden, thuhej se takimet do të fillonin me zyrtarët federalë lidhur me përgjigjen e Uashingtonit ndaj pandemisë së koronavirusit, së bashku me diskutimet e çështjeve të sigurisë kombëtare.

“Unë e marr seriozisht këtë rol dhe, për shkak të zhvillimeve të fundit që përfshijnë sfida ligjore dhe vërtetime të rezultateve të zgjedhjeve, po e dërgoj këtë letër sot për t’i bërë ato burime dhe shërbime të disponueshme për ju,” shkruante në letrën për presidentin e zgjedhur, Biden, administratorja e GSA-së, Murphy.

Megjithëse në Twitter, Presidenti Trump shkruante se i kishte rekomanduar zonjës Murphy të fillonte tranzicionin, ajo vetë shkruante në një letër për agjencinë e saj, se vendimi ishte “vetëm i saji”.

Më parë GSA kishte thënë se zonja Murphy, një e emëruar nga Trump në vitin 2017, do të “konfirmonte” ose do të miratonte zyrtarisht, tranzicionin kur fituesi të ishte i qartë.

“Përkundër raporteve të medias dhe sugjerimeve, vendimi im nuk u mor nga frika ose favoritizmi”, shkruante zonja Murphy.

Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur pa prova se ai fitoi garën dhe ka kaluar javë të tëra duke ofruar pretendime të pabazuara për mashtrim të gjerë me votat, të cilat në mënyrë të përsëritur janë hedhur poshtë nga gjykatat.

Akti Presidencial për Tranzicionin i vitit 1963 nuk parashikon ndonjë afat të prerë brenda së cilit duhet të veprojë GSA, por agjencia ka vepruar historikisht pasi organizatat e medias parashikojnë fituesin, gjë që ndodhi më 7 nëntor.

Biden pritet të marrë detyrën më 20 janar pasi kishte fituar zgjedhjet me vota elektorale të mjaftueshme për të siguruar fitoren e Kolegjit Zgjedhor. Demokrati kryeson në votën popullore me më shumë se 6 milionë vota. Republikanët e tjerë janë distancuar gradualisht nga presidenti Trump ditët e fundit dhe kishin nxitur fillimin e procesit të tranzicionit.

Të hënën më herët, senatori nga Tenesi, Lamar Alexander që është në përfundim të mandatit dhe ka bërë vazhdimisht thirrje për fillimin e tranzicionit, lëshoi një deklaratë të re duke thënë që Trump duhej “të vinte vendin në para së gjithash” dhe të ndihmonte administratën e Biden të ketë sukses.

“Kur ke një jetë publike, njerëzit mbajnë mend veprimin e fundit që ndërmerr”, tha ai.

Senatori Republikan Rob Portman nga Ohajo i bëri thirrje të hënën Administratorse së Shërbimeve të Përgjithshme që të vinte në dispozicion paratë dhe personelin e nevojshëm për tranzicionin. Senatori Portman, një nga anëtarët kryesorë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe atij për Çështjet Qeveritare në Senat, tha gjithashtu se Biden duhet të marrë informacione të nivelit të lartë mbi sigurinë kombëtare dhe planin e shpërndarjes së vaksinës për koronavirusin.

Senatorët Alexander dhe Portman, të cilët të dy kanë mbështetur Trump, iu bashkuan një numri në rritje të zyrtarëve republikanë të cilët ditët e fundit i kishin kërkuar PresidentitTrump që të fillonte tranzicionin menjëherë.

Senatorja republikane Shelley Moore Capito e Virxhinias Perëndimore gjithashtu bëri thirrje për një tranzicion të qetë, duke thënë në një deklaratë të hënën se “në një moment të caktuar, zgjedhjet e vitit 2020 duhet të përfundojnë.”

Ndërkohë më shumë se 100 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare – përfshirë ish-Drejtorin e Sigurisë Kombëtare Tom Ridge, ish-Drejtorin e CIA-s Michael Hayden dhe ish-Drejtorin e Zbulimit Kombëtar John Negroponte – thanë në një deklaratë se refuzimi i Trump për të pranuar dhe lejuar një tranzicion të rregullt”, përbën një kërcënim serioz” për procesin demokratik të Amerikës. Zyrtarët që nënshkruan letrën kanë shërbyer për katër presidentë republikanë, përfshirë Trump.

Deklarata u bëri thirrje “Udhëheqësve Republikanë – veçanërisht atyre në Kongres – të kërkojnë publikisht që Presidenti Trump të pushojë sulmin e tij anti-demokratik ndaj integritetit të zgjedhjeve presidenciale.”

Previous Post

Covid-19 në Shqipëri, VOA: Rastet u rritën me 38% javën e shkuar

Next Post

Gjen portofolin e humbur para 26 vjetësh, ja çfarë kishte në të

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Gjen portofolin e humbur para 26 vjetësh, ja çfarë kishte në të

Gjen portofolin e humbur para 26 vjetësh, ja çfarë kishte në të

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1810 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM