Ish-eurodeputetja Doris Pack reagoi në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Pack shkrunna se politikanët në Shqipëri po sillen si në të shkuarën kriminale të vendit.
Ajo hedh akuza ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj për dhunë.
“Shqipëria do të nisë negociatat me BE, por politikanët po sillen si në të kaluarën kriminle të vendit.
Qindra forca të policisë po dhunojnë gazetarët, artistët dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të teatrit.
Turp për Veliajn dhe shefin e tij Rama”, shkruan Pack.