Doris Pack: Zgjedhjet pa opozitën farsë, nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Doris Pack, kryetarja e Forumit të Grave në Partinë Popullore Evropianë (PPE), thotë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë.

Në një reagim në Twitter, ajo shkruan se nëse OSBE i vëzhgon bëhet bashkëpunëtore në këtë farsë.

“Në një vend demokratik një kryeministër kurrë nuk del kundër dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës. Mungesa e Gjykatës (Kushtetuese) prej një viti e gjysmë do ta pengonte atë. Kujt duhet t’i binden qytetarët e shkretë? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore”, shkruan Doris Pack./Ora News/

Share This Article