Dortmund mori një goditje mbrëmjen e të martës teksa u mund 4-2 nga Kiel, ekipi i parafundit në Bundesligë.
Një ndeshje për tu harruar nga verdhezinjtë që në 45 minutat e para u ndëshkuan tre herë. Në fraksionin e dytë, miqtë u munguan të reagonin me Rejna dhe Gittens që çuan rezultatin në 3-2 por vetëm kaq ishte e pamjaftueshme.
Në fund vendasit shënuan dhe golin e katërt dhe mbyllën takimin me shifrat 4-2. Në anën tjetër Leverkusen bëri detyrën duke mundur minimalisht Mainz.
Protagonist ishte Grimaldo që me golin e tij në minutën e 48 i siguroi tre pikë të rëndësishme aspirinave. Aktualisht kreun në Bundesligë e mban Bayerni me 38 pikë, 1 më shumë se Leverkusen por bavarezët kanë një ndeshje më pak.