Bayerni ka barazuar me Borussia Dortmundin, me rezultat 2-2, në kuadër të javës së nëntë në Bundesliga.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Leon Goretzkan, në minutën e 33’, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan tre gola, ndryshe nga e para, që u realizua vetëm një.
Fillimisht Leroy Sane dyfishoi epërsinë e bavarezëve, transmeton Klankosova.tv.
Dortmundi më pas u kthye në lojë, duke e ngushtuar epërsin në minutën e 74’ me Moukokon.
Derisa për golin e barazimit u përkujdes Anthony Modeste, në minutën e 95’.
Bayerni pas barazimit renditet në vendin e 3-të me 16 pikë, pas nëntë ndeshjeve, derisa Dortmundi një pozitë më poshtë me pikë të njëjta.