Dortmundi gjen zëvendësuesin e Pulisiq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi gjerman është në kërkim të një lojtari që do ta zëvendësojë reprezentuesin e SHBA-ve.

Para pak javësh Borussia Dortmund njoftoi shitjen e Christian Pulisiq tek Chelsea për plot 64 milionë euro.

Por, 50 milionë  euro prej këtyre parave do të shkojnë menjëherë për Wilfried Zaha, lojtarin e Crystal Palace.

Ai ka lujatur më përpara me Manchester United, por nuk arriti dot të bind aty dhe shkoj sërish tek skuadra londineze, ku po kalon një periudhë të shkëlqyer, që i ka tërhequr vëmendjen shumë ekipeve elitare.

Sulmuesi 26-vjeçar, është një objektiv primar për Dortmundin, që nëse nuk do të arrihet tani do të tentohet sërish në verë.

Sipas asaj që raporton Bild, nëse nuk do të arrihet marrëveshja për Zaha, do të tentohet vëllai i Eden Hazard, Thorgan, i cili luan me Bourussia Monchengladbach.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply