Dortmundi i heq “prangat” ish-mesfushorit, e rikthen në Gjermani në formë huazimi nga Mançester Junajtid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori Xheidon Sanço do të rikthehet sërish te Borusia Dortmundi dhe te futbolli i luajtur. Sipas “Bild”, Dortmundi ka arritur marrëveshjen me “djajtë e kuq” për Sançon,  marrëveshje e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Sanço nuk ka luajtur për Junajtid që prej muajit shtator pas përplasjes që pati me trajnerin Erik ten Hag. Me rikthimin në Dortmund, 23-vjeçari shpreson të ringjallë karrierën e tij dhe që të fitojë besimin për t’u përzgjedhur nga trajneri i “Tre Luanëve” për EURO 2024.

Ai është përjashtuar nga ekipi i parë i Junajtid për shkak të përplasjes me trajnerin Erik ten Hag. Dortmundi, po ashtu, ka opsionin e blerjes së tij në verë, por që varet prej numrit të ndeshjeve që Sanço do të luaj me skuadrën gjermane.

23-vjeçari këtë edicion ka bërë vetëm tri paraqitje për Junajtit, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2026.

Share This Article