Raphael Guerreiro ka shënuar dy gola, ndërsa Erling Haaland ka kontribuar me gol e asistim në fitoren bindëse të Borussia Dortmundit ndaj Schalkes, me shifrat 4:0.
Ndeshja e luajtur të shtunën i takoi xhiros së 26-të të Bundesligës gjermane. Bundesliga bëhet liga e parë e madhe e futbollit që vazhdon pas paraqitjes së koronavirusit. Ndeshjet janë luajtur pa shikues dhe nën masa të rrepta.
Ndonëse në atmosferë të pazakontë, Dortmundi ka dominuar në fushë ndaj Schalkes. Haaland dhe Guerreiro realizuan nga një gol në pjesën e parë. Në minutën e 49-të, Thorgan Hazard shënoi për 3:0, ndërsa Guerreiro realizoi në minutën e 63-të për 4:0.
Me këtë fitore Dortmundi i afrohet në vetëm një pikë Bayernit që luan të dielën (nesër) në udhëtim ndaj Union Berlinit.
Hapin në garën për titull e ka humbur paksa RB Leipzigu që barazoj 1:1 në shtëpi me Freiburgun.
Manuel Gulde kaloi Freiburgun në epërsi në minutën e 34-t, ndërsa rezultatin e barazoi Yussuf Poulsen në minutën e 77-të. Freiburgu shënoi në fund nëpërmjet Robin Koch, por goli iu anulua për ofsajd. Leipzigu është i treti me 51 pikë.
Fitore të thellë ka shënuar edhe Hertha Berlini, në udhëtim ndaj Hoffenheimit. Rezultati ishte 3:0 në të mirë të Herthas.
Kevin Akpoguma (ag. 58’), Vedad Ibisheviq (60’) dehe Matheus Cunha (74’) realizuan golat për Herthan.
Wolfsburgu shënoj fitore 2:1 në udhëtim ndaj Augsburgut, falë golave të Renato Steffen (43’) dhe Daniel Ginczek (90’). Tin Jedvaj shënoi për Augsburgun në minutën e 54-t.
Ndeshja në mes të Fortuna Duesseldorfit dhe Paderbornit përfundoi pa gola.