Dosja amerikane e FBI, Rama hakmerret ndaj Berishës dhe opozitës, i përjashton për 10 ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas tensioneve të një dite më parë në Kuvend, Sali Berisha dhe 4 deputetë të PD-së janë përjashtuar me 10 ditë.

Veç kreut demokrat, deputetët e tjerë të përjashtuar për 10 ditë janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. “U sollën në mënyrë të pahijshme dhe jo etike duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe duke shkaktuar kaos. Zaptuan foltoren”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PS-së për përjashtimin e deputetëve.

Në seancën e së enjtes, Berisha dhe deputetë të tjerë të PD kërkuan të futej në rend të ditës çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal. Kërkesa e tyre u rrëzua nga deputetët e mazhorancës, por sërish deputetët e opozitës nuk u larguan nga foltorja.

Kërkesa e grupit të PS-së për marrjen e masës disiplinore

Share This Article