Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ka zhvilluar disa kontrolle në kuadër të hetimit që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe disa vartësve të saj.

Sipas burimeve zyrtare, kontrollet po kryhen mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së SPAK.

Veprimet hetimore janë ende në fazë paraprake dhe kanë për qëllim mbledhjen e provave dhe dokumentacionit të nevojshëm për çështjen në fjalë.

Deri në këto momente, nuk ka njoftime për masa sigurie personale apo arrestime të kryera si pasojë e kontrolleve, teksa mësohet se në fokus janë edhe disa biznesmenë.

Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për këtë zhvillim të fundit.

Share This Article