Connect with us

Albania

Dosja e FBI-së për Edi Ramën, Gjiknuri: Akuzat nuk lidhen me Ramën, tymnajë e PD për 21 janarin

Published

on

Socialistët vendosën t’i qëndronin në krah Edi Ramës i cili po përballet me akuza publike për lidhjet dhe takimet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, të arrestuar në SHBA. Nga selia e partisë, sekretari i përgjithshëm, Damian Gjiknuri i konsideroi qëndrimet publike si një tymnajë që synojnë të heqin vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

“Takimet nuk faktojnë krime të kryere nga autoritetet shqiptare apo përfshirjen e autoriteteve shqiptare. Kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita shqiptare për të sfumuar pikërisht këto ngjarje dhe fakte të reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin”, tha Gjiknuri. “Nisur nga ato që kemi lexuar nga dokumentet e drejtësisë amerikane, i thonë të gjitha. Nuk ka krim më të madh se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Mendoj se drejtësia amerikane ka zbardhur atë çështje. E para, zyrtari i lartë i FBI ka qenë njeri i rëndësishëm dhe akuzohet për lidhje me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ai ka thyer etikën profesionale për shkak të kontakteve që ka pasur. Rasti i Nick Muzin i është nënshtruar drejtësisë amerikane ku etiketohet se PD ka përfituar para ruse, deri sa ky fakt u fut në raportet e DASH. Problemi nuk ka të bëjë me takimet që ka bërë ai jashtë vendit”, tha Gjiknuri.

Ish-zyrtari i FBI-së akuzohet nga drejtësia amerikane për favorizim të një oligarku Rus i cili rezulton të jetë aksioner në një kompani ndërkombëtare që operon në Shqipëri. “Garat në Shqipëri janë të gjitha publike dhe do të ishte qesharake, absurd që një peshkaqen I madh I financave ndërkombëtare që prek edhe interesante SHBA paska interesa për të bërë para me luleshtrydhe në Divjakë. Vetë një sëmundje e sëmurë mund ta nxjerr ketë!”.

Mediat ndërkombëtare lidhin takimet ndërmjet Ramës e McGonigal me hetimet e nisura nga drejtësia amerikane ndaj dosjes së lobimit të PD-së në SHBA. Por për PS-në, financimi rus në PD është çështje e ndryshme nga dosja McGonigal. “Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin e Shqipërisë apo zyrtare të tjerë që paskan takuar një zyrtar të lartë të FBI. Por mos të ngatërrojmë dosjen e provuar të Nick Muzin me çështje të tjera që janë duke u hetuar”.

Advertisement

Ndonëse u pyet gjatë për hetimet e nisura në SHBA, Gjiknuri doli përpara kamerave për të njoftuar depozitimin e një tjetër padie në SPAK në emër të PS për çështjen e 21 janarit. “Akuza e re është vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe drejtohet kundër ish-kryeministrit Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Basha si dhe ish-kreut të gardës, Ndrea Prendi”.

Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending