ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 3 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 4 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 5 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 5 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Dosja e SPAK/ “Sterilizimi”, Ilir Rrapaj krijoi kompaninë e koncesionit një muaj pas udhëtimit në Itali me ish-ministrin Beqja dhe Rrjepaj

albnews by albnews
19 August, 2023
in Shqiperia
0
Dosja e SPAK/ “Sterilizimi”, Ilir Rrapaj krijoi kompaninë e koncesionit një muaj pas udhëtimit në Itali me ish-ministrin Beqja dhe Rrjepaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Biznesmeni Ilir Rrapaj që zotëron pjesën e luanit në koncesionin e sterilizimit, i cili u arrestua me urdhër të SPAK nën dyshimet për mashtrim, kishte njohje dhe miqësi të ngushtë me ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se një muaj pasi biznesmeni Rrapaj udhëtoi me Beqjan dhe Rjepaj, krijoi në Prishtinë kompaninë e tij përmes së cilës fitoi 40 për qind të koncesionit.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Shpërndante përmbajtje pornografike të të miturve, arrestohet 24-vjeçari 

“Ilir Rapaj përfaqësuesi i subjektit “Investital LLC dhe Umbro Staccini përfaqësues i subjektit Tecnosanimed srl dhe U.Jet SRL, që krijuan kompaninë koncesionare Saniservice kanë njohje personale me të dyshuarin Klodian Rjepaj, zv.ministër i Shëndetësisë dhe z.Ilir Beqja ministër i Shëndetësisë në kohën e përgatitjes dhe përfundimit të procedurës së koncesionit.

Njohja fillon prej muajit nëntor 2013, përpara procedurës së koncesionit. Kështu Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas me linjën Ajrore Alitalia Rome në datën 15 qershor 2014:, thuhet në dosjen e SPAK.

Më tej thuhet se: “Në dokumentacionin për kapacitetin ligjor të investital LLC rezulton se ky subjekt është regjistruar në datën 17 korrik 2014 në Prishtinë me kapital 1 mijë euro nga Ilir Rrapaj, vetëm një muaj pas udhëtimit së bashku me avion me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj. Ilir Rrapaj krijon kompaninë Investital LLC pjesë e kompanive që hyri në garë për koncesionin me 40 për qind.

Kjo kompani është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i ministrit të Shëndetësisë me datë 18 gusht 2014 për ngritjen e komisionit të dhënies se koncesionit. Kompania kishte vetëm një të punësuar, krijuesin e saj Ilir Rrapaj”, thuhet në dosjen e prokurorisë së posaçme.

Në materialin voluminoz, renditen disa udhëtime jashtë vendit të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me përfaqësuesit e kompanive.

“Admir Daca administrator i shoqërisë saniservice dhe Ilir Beqja me detyrë ministër i shëndetësisë kanë dalë nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar në Rinas drejt Vjenës me datë 25 shtator 2016

Umbro Staccini administrator i shoqërive fituese të koncesionit konkretisht Tecnosanimed SRL dhe U.Jet Srl, dhe Ilir Beqja me detyrë ministër i Shëndetësisë kanë hyrje në Shqipëri ne pikën e kalimit kufitar në Rinas me linjë ajrore Alitalia Romë, me datë 23 maj 2017”, theksohet në dokument.

SPAK thotë se Ilir Rrapaj ka mashtruar, pasi nuk ka deklaruar njohjen me Rjepaj, pasi kanë qenë miq në universitet bashke më shtetasin A,LL që është drejtor i kompanisë Saniservice.

Prokuroria e Posaçme thekson po ashtu se Ilir Rrapaj ka përdorur për udhëtime edhe makinën e Rjepaj, për të cilin deklaronte se nuk kishte njohje.

“Ilir Rrapaj ka hyrje në territorin e Republikës së Shqipërisë me automjetin TR 4112R, e cila ka rezultuar se është në pronësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Automjeti TR 4112R, ka qenë në përdorim të zv.ministrit Klodian Rjepaj”, theksohet më tej. Prokuroria thekson se operatorët ekonomikë fitues kanë patur dijeni të plotë mbi procedurën e dhënies së koncesionit dhe personi që mbante kontakte te vazhdueshme gjatë kësaj periudhe me Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Rrapaj.

Një tjetër shkelje e rëndë e evidentuar është edhe fakti se Brenda QSUT ishte ngritur një qendër e specializuar sterilizimi, e cila mund të ishte vënë në funksionim, me një kosto me të vogël sesa ajo e dhënë me koncesion, por kjo nuk ndodhi edhe pse ish-ministri i shëndetësisë ishte ne dijeni të faktit që reparti i sterilizimit qendror në QSUT kishte të gjitha pajisjet moderne. Kjo qendër me vonë iu la në përdorim privatit.

Në lidhje me koncesionin e sterilizimit, janë arrestuar ish zv.ministri Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rapaj, janë dërguar në arrest shtëpie dy zyrtarë ndërsa 4 të tjerë, përfshirë dhe Arben Gjatën, rektor i universitetit te mjekësisë, po hetohen nën masën e detyrimit për paraqitje. Këtë të premte ata dolën para gjykatës dhe u njohën me këto masa.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result