Dosja “Shpirti”/ GJKKO jep 100 vite burg për 15 anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë 100 vite burg për 15 anëtarët e grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, teksa njëri, Luan Zylyftari është shpallur i pafajshëm. Në total për 15 personat u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi u konvertua në 100 vite.

Kujtojmë se operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona.

Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin, ndërsa mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 ish-shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

 Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe për disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

Dënimet për 16 personat:

Aleks Memaj – 15 vite, konvertuar në 10 nga gjykimi i shkrutuar

Saimir Kurti – 13 vjet e 8 muaj

Erind Hysomemaj – 12 vjet e 8 muaj

Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vjet e 8 muaj

Toni Kushi – 12 vjet e 8 muaj

Mariglen Çaçi – 12 vjet e 8 muaj

Aleksandër Neço – 12 vjet e 8 muaj

Çezar Xhomemo – 3 vite e 2 muaj (u lirua pasi ka mbyllur dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12 vjet e 8 muaj

Malton Lleshi – 12 vjet e 8 muaj

Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari – 8 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari – 8 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari – 8 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba – 8 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj – 3 vite e 2 muaj burg

Share This Article