“Dosja të më dorëzohet pa paguar paratë”/ Beqaj kundërshtoi faturën e SPAK prej 120 mijë lekësh, GJKKO merr vendimin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Beqaj ka kundërshtuar në GJKKO faturën duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme t’i japë aktet pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale.

Ai ka paraqitur kërkesën në Gjykatën e Posaçme që SPAK t’i vendosë nën dispozicion, pa kurrfarë detyrimi monetar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore, “në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij”.

Por togat e zeza, vendosën rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe shpenzimet iu ngarkuan Ilir Beqajt.

Njoftimi GJKKO-së:

1.Personi nën hetim Ilir Beqaj, më datë 02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të vendos në dispozicion të z.Ilir Beqaj si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi monetar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 145 Akti, datë 11.03.2024, vendosi:
3.Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.

4.Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

5.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 11.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Share This Article