Dosja “Toyota Yaris”, Basha sot para prokurorëve belgë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqitet në prokurori sot në orën 09:00, për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve belgë, të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.

1-Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?

2-Cilat ishin informacionet ekzakte?

3-Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

RTV Ora mësoi se vetë kreu demokrat Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge, për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo – politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Hetimet për “ToyotaYaris” ku u sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”. Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Në foto: Kreu i PD Basha mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Share This Article