• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Lajme rozë
“Doza e dhimbjes më rigjeneroi!”/ Pas tragjedive familjare, modelja shqiptare ndjek ëndrrën e fëmijërisë: Jam gati ta ndaj muzikën me botën!

“Doza e dhimbjes më rigjeneroi!”/ Pas tragjedive familjare, modelja shqiptare ndjek ëndrrën e fëmijërisë: Jam gati ta ndaj muzikën me botën!

by albnews
13 June, 2024
in Lajme rozë
0
46
VIEWS

Ajo është një nga vajzat më të bukura në botën e modelingut që prej vitesh jeton e punon në SHBA. Në rrjetet sociale ka ndarë gjithnjë projekte që lidhen me të bukurën, me jetën e saj të përditshme si modele por së fundmi ka vendosur të ndërmarrë një ndryshim rrënjësor në karrierë.

Bëhet fjalë për bukuroshen Vildane Zeneli. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, modelja ka njoftuar se ka vendosur t’i përkushtohet muzikës. Ky nuk është një vendim spontan i saji, por një ëndërr që kishte mbetur në sirtar që prej vitit 2012, por ngjarjet e forta që i kanë shenjuar jetën, e kanë bërë të mos hezitojë më.

Rrëfimi i saj nis në kohën kur modelonte për ‘Beats by Dre’ dhe në një moment, vendosi të realizonte disa këngë. 6 këngët u dëgjuan nga Dr. Dre dhe Jimmy Iovine që e vlerësuan Vildanen si zë të veçantë, më pas erdhën 25 këngë e bashkëpunime me emra të mëdhenj, por që nuk u publikuan kurrë.

“E kam dashuruar këngën dhe muzikën që kur kam qenë fëmijë, rreth një dekadë më parë kur punoja si modele për ‘Beats by Dre’ dhe preka nga afër ‘Interscope Records’. Vendosa që t’i futem profesionalisht muzikës.

Kontaktova mikun tim në Suedi, Andreas Carlsson i cili është një nga tekstshkruesit më të mirë dhe i kërkova nëse mund të realizonim një këngë. Ai më ftoi në Suedi dhe kemi regjistruar 6 këngë për 6 ditë. Kur u ktheva në Los Anxheles dhe ia tregova këngët Dr. Dre dhe Jimmy Iovine i cili në atë kohë ishte dhe CEO i ‘Interscope Records’, ‘feedback’-u ishte i jashtëzakonshëm. Dy nga legjendat më të mëdha të muzikës që po më tregonin se unë kisha një zë të veçantë dhe një timbër karakteristik.

Ishte një nga komplimentet më të mira që mund të kisha marrë ndonjëherë në jetën time. Nisa të regjistroj këngë tek ‘Interscope Records’, realizova rreth 25 këngë në studion e Dr. Dre që për mua ishte një ëndërr e madhe. Pata bashkëpunime me will.I.am dhe Soulja Boy si dhe me disa bashkëpunëtorë të tjerë, por që nuk i publikova kurrë”.

Arsyeja e kësaj shtyrjeje ishte shëndeti i të atit. Vildania shton se më pas përjetoi ankth e depresion e muzika mbeti sërish mënjanë.

“Në atë kohë, babai im pësoi një arrest kardiak dhe si rrjedhojë pas 9 muajsh të qëndrimit të tij në spital,  ai iu nënshtrua transplantit të zemrës. Fatmirësisht babai mbijetoi, por gjatë atyre muajve që mua m’u desh të përkujdesesha për të, u futa në pusin e zi të ankthit dhe depresionit. M’u desh të merrja ndihmë profesionale dhe bëra një punë sistematike për të dalë prej asaj gjendjeje. Sapo u ndieva disi më mirë, kuptova që kisha humbur shumë kohë. E vendosa muzikën mënjanë dhe u riktheva aty ku unë besoja se bëja më mirë dhe të nxirrja shpenzimet e jetesës. Zona ime e rehatisë, modelingu!

Pak para pandemisë, nisa të regjistroj sërish këngët mirëpo kur ndodhi pandemia dhe kufizimet që erdhën prej saj, nisa të punoj në financë meqenëse mund të punoja nga shtëpia pa pasur nevojë të shkoja në zyrë.

Pas disa kohësh, u riktheva në vendlindjen time Kosovë për të kënduar, por këtë herë në shqip. Punova me disa producentë të cilët më prezantuan shumë materiale muzikore, por sërish hezitova për të publikuar qoftë edhe një këngë”.

Momenti tjetër i vështirë ishte humbja e babait nga kanceri. Jo vetëm kaq, por edhe dy xhaxhallarët e saj ndërruan jetë e pak muaj më vonë, motra e modeles u diagnostikua me kancer. Do të ishin pikërisht këto ngjarje, shpjegon Vildania në postimin e saj, që do t’i jepnin shtysën e fuqishme për të mos lënë më asnjë sekondë të shkonte dëm.

“Në 2022-in babai im u diagnostikua me kancer në ezofag. Situata ishte e tmerrshme për të gjithë familjen, por sidomos për babin i cili edhe pse një burrë i fortë dhe trim për të përballuar çdo sfidë në jetë, me gjithë luftën dhe përpjekjen titane për t’i rezistuar sëmundjes, e humbi betejën me të në mars të 2023-it.

Por fatkeqësitë nuk mbaruan me kaq. Fill pas humbjes së babit, unë humba dhe dy xhaxhallarët e mi. Po atë vit, në dhjetor, dhimbjet që po kaloja iu shtua dhe diagnostikimi i motrës sime me kancer.

Këto ngjarje jetësore më ndryshuan rrënjësisht. Mposhta frikën dhe vendosa përfundimisht të ndiqja dhe të realizoja pasionin tim për muzikën. Nga këto ngjarje, kuptova që s’mund të dilja kundër vullnetit të Zotit, por të bëja më të mirën time që të realizoja gjëra që më bënin të lumtur. Doza e madhe e dhimbjes që kalova në shpatullat e mia, më rigjeneroi, më ndryshoi perspektivën e të parit të gjërave ndryshe, ku më e rëndësishmja ishte që nuk do ta gjykoj më apo t’i vendos kufizime vetes sime për çështje që janë të parëndësishme. Unë thjesht dua ta mbush zemrën dhe shpirtin me atë që më jep lirinë. Ajo është muzika!”

Modelja  e ka gati tashmë projektin e saj të parë dhe është gati ta publikojë e ta ndajë me të gjithë këtë moment ndryshimi  në karrierën e saj.

“Babi im më thoshte gjithmonë se nuk duhet të heq asnjëherë dorë nga ëndrrat, por për shkak të ngjarjeve familjare që m’u desh të përjetoja (dhe familja është gjithçka për mua), unë e ndalova muzikën dy herë, por tani jam gati që ta ndaj atë me botën. Me ndihmën e pakursyer të kushëririt tim, Veton Sinanit, kam bërë një punë kolosale për t’i dhënë jetë këtij projekti dhe shpresoj pafundësisht që ju ta shijoni. Jam mëse krenare për vete time që s’hoqa kurrë dorë dhe mëse e kënaqur për t’iu prezantuar çdo gjë që kam punuar gjatë kësaj kohe.

Falenderoj Zotin që më ktheu dhimbjen në forcë, familjen dhe miqtë e mi të cilët më kanë mbështetur dhe kanë qenë aty për mua në çdo moment. Faleminderit Zot që nuk më le kurrë në baltë! Amen!”, përfundon Vildania.

Previous Post

Spanjë/ E kritikuan se po ecte keq, shqiptari godet me makinë motoçikletën me dy persona, arrestohet

Next Post

“Provokacija” – Ekipi serb u prit me muzikë shqiptare dhe me shqipen dykrenore në Gjermani

albnews

albnews

Related Posts

Snoop Dogg bëhet “bashkëpronar” me Modriçin, blen aksione te klubi britanik
Lajme rozë

Snoop Dogg bëhet “bashkëpronar” me Modriçin, blen aksione te klubi britanik

18 July, 2025
Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më
Lajme rozë

Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më

17 July, 2025
Aktores Emma Watson i ndalohet drejtimi i automjetit për 6 muaj pas një shkeljeje në Oxford
Lajme rozë

Aktores Emma Watson i ndalohet drejtimi i automjetit për 6 muaj pas një shkeljeje në Oxford

16 July, 2025
Next Post
“Provokacija” – Ekipi serb u prit me muzikë shqiptare dhe me shqipen dykrenore në Gjermani

"Provokacija" - Ekipi serb u prit me muzikë shqiptare dhe me shqipen dykrenore në Gjermani

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Snoop Dogg bëhet “bashkëpronar” me Modriçin, blen aksione te klubi britanik

Snoop Dogg bëhet “bashkëpronar” me Modriçin, blen aksione te klubi britanik

18 July, 2025
Karikohet nga 10% në 80% në vetëm 12 minuta, Xpeng G6 përditësohet

Karikohet nga 10% në 80% në vetëm 12 minuta, Xpeng G6 përditësohet

18 July, 2025
Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet në Britani, pritet të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet në Britani, pritet të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

18 July, 2025
‘Ultimatumi’ i Ramës, Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, jo urdhra pa shkresë

‘Ultimatumi’ i Ramës, Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, jo urdhra pa shkresë

18 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5169 shares
    Share 2068 Tweet 1292
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2590 shares
    Share 1036 Tweet 648
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1981 shares
    Share 792 Tweet 495
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1875 shares
    Share 750 Tweet 469
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1725 shares
    Share 690 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM