Doza e tretë anti-covid në Shqipëri nis këtë muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

6 muaj pas marrjes së vaksinës anti-covid mund të aplikohet doza e tretë.

Ekspertët deklarojnë se vaksinimi me dozën përforcuese do të nisë brenda këtij muaji.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit, Aida Bushati, thekson se doza e tretë duhet për të forcuar imunitetin ndaj Covid-19 në dimër dhe veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara. Por, çfarë rekomandojnë ekspertët për personat që i kanë marrë të dyja dozat, por kanë kaluar edhe Covidin.

Pas rekomandimeve të nxjerra nga Komiteti i Imunizimit, anëtarja Bushati, njëherësh neurologe në Spitalin Pediatrik, thotë se edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të tjera duhet ta bëjnë vaksinën anti-covid. Vetëm Pfizer do të aplikohet te fëmijët, pasi ka studime edhe për këtë kategori.

Gjithashtu, dozat anti-covid nuk shkaktojnë probleme me vaksinat e tjera të kalendarit.

Gjatë aplikimit të dozës së tretë, do të bëhen edhe kombinime vaksinash për të përforcuar mbrojtjen ndaj Covid-19. /A2 CNN

Share This Article