Doza e tretë e vaksinës shihet si opsion kundër variantit Omicron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Doza e tretë e vaksinës anti-COVID mund të ofrojë mbrojtje më të madh kundër variantit të ri, ka deklaruar profesori i njohur amerikan, Patrick Vallance. Ai deklaroi se një dozë shtesë “do të krijonte imunitet në masë”, derisa ka shtuar se nëse ka nevojë për doza tjera duhet pritur.

“Nëse ka nevojë për më tepër do të shohim”, tha ai, raporton BBC.

I pyetur për rrezikun nga varianti Omicron, ai deklaroi se kompanitë farmaceutike tashmë janë duke modifikuar vaksinat aktuale me qëllim të mbrojtjes nga ky variant.

Në anën tjetër, kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se këto Krishtlindje gjendja me pandeminë do të jetë më e lehtë se vitin e kaluar.

Share This Article