ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 7 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 7 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 7 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 7 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dr. Fauci: 100 mijë vetë mund të humbin jetën nga koronavirusi në SHBA

albnews by albnews
29 March, 2020
in Bota
0
Dr. Fauci: 100 mijë vetë mund të humbin jetën nga koronavirusi në SHBA
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, parashikoi të dielën se 100 mijë ose më shumë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi, 50 herë më shumë sesa shifra aktuale.

Dr. Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive i tha CNN-it se Shtetet e Bashkuara mund të kenë “miliona raste” me COVID-19, një përhapje e shpejtë e pandemisë në vend, ku zyrtarët thonë se numri i rasteve të konfirmuara të infektimeve ka arritur në 132,600 dhe i vdekjeve në 2,300. Shifrat janë rritur me shpejtësi.

RelatedPosts

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

“The Charlie Kirk Show” vazhdon, Vance e drejton nga Shtëpia e Bardhë

Si dr. Fauci edhe dr. Thomas Inglesby, drejtor i Qendrës për Sigurinë e Shëndetit në Universitetin Johns Hopkins, hodhën poshtë sugjerimet e Presidentit Donald Trump për zbutjen e masave si këshilla për të ndenjur në shtëpi dhe distancimi sociale për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Dr. Fauci tha se do të mbështeste lehtësimin e masave kundër koronavirusit në zonat më pak të goditura të vendit, nëse rritet disponibiliteti i testeve për t’i monitoruar ato zona. Por ai tha se situata është pak e paqartë aktualisht.

“Duhet të vazhdojmë me distancimin social”, tha Dr. Inglesby në televizionin Fox.

Ritmi i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka qenë alarmues, me 1 mijë të vdekur regjistruar gjatë një muaji dhe 1 mijë të tjerë vetëm dy ditët e fundit.

Presidenti Trump sugjeroi javën e kualuar se pjesë të vendit mund të rikthehen në punë pa problem, duke vazhduar “distancimin social dhe larjen e duarve”.

I pyetur nëse kjo është e realizueshme, Dr. Inglesby tha: “Nuk besoj”.

Ai tha se nëse amerikanët, miliona prej të cilëve po punojnë nga shtëpia ose po rrinë në shtëpi pa page, kthehen në punë para kohe, koronavirusi do të përhapet “gjerësisht dhe me agresivitet. Duhet seriozisht të vazhdojmë kufizimet”.

Nënpresidenti Mike Pence, që drejton grupin e punës së administratës për luftën kundër koronavirusit, i the televizionit Fox News se në ditët në vazhdim do t’i japë Presidentit Trump të dhëna lidhur me përparimin e sëmundjes.

“Do ta hapim vendin sa më parë që të mund ta bëjmë një gjë të tillë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ai.

Zoti Pence tha se “duhet të jetë inkurajuese për amerikanët” që nga qindra mijëra njerëz që janë testuar, vetëm 10 për qind kanë rezultuar pozitivë.

Por kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, paralajmëroi për ditë të vështira. Ajo tha se vendimet e Presidentit Trump kanë rezultuar vdekjeprurëse, përfshirë mohimin e tij fillestar të ndikimit të pandemisë dhe vonesat e qeverisë për të siguruar paisjet mjekësore për zonat ku janë të nevojshme.

“Duhet të parandalojmë humbjet e mëtejshme të jetëve, jo të rifillojmë hapjen. Duhet të vazhdojmë testimet”, tha ajo në CNN.

Guvernatori republikan i Merilendit, Larry Hogan u bëri jehonë ekspertëve të shëndetësisë.

“Do të ndjekim këshillën e doktorëve dhe shkencëtarëve”, tha ai në Fox News. Ai tha se jo vetëm që vendi nuk do t’i kthehet normalitetit për Pashkë, por “mendojmë që pas dy javësh do të jetë më keq, jo më mirë”.

Guvernatorja demokrate e Miçiganit, Gretchen Whitmer, që ka debatuar shpesh me republikanin Trump lidhur me mungesat në pajisjet mjekësore për profesionistët e shëndetësisë, than ë CNN se duhet ndaluar përhapja e koronavirusit “për t’u dhënë spitaleve shansin” që trajtojnë pacientët.

Presidenti Trump, kishte shqyrtuar mundësinë e vënies në karantinë për dy javë të shteteve Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektikat, por u tërhoq nga kjo lëvizje, duke i bërë thirrje Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që të lëshojë një “udhëzim të rreptë për udhëtimet” në zonën që përfshin këto shtete./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result