Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të SHBA ka thënë për BBC-në se nuk është koha e duhur që pikërisht në kulmin e pandemisë të shpërqëndrohemi nga konfliktet politike.
Komentet e Dr. Anthony Fauci erdhën menjëherë pasi Presidenti Trump e pyeti pse ai nuk ishte aq i famshëm sa ai.
“Armiku këtu është virusi,” tha ai. “Kjo nuk është koha për të pasur grindje politike dhe luftime politike.”
Dr. Fauci fajësoi për rritjen e rasteve të kohëve të fundit në SHBA disa shtete që nuk ndjekin rekomandimet e ekspertëve mjekësorë.
“Unë nuk do t’i përmend, por disa nga shtetet … nuk e bënë përparimin hap pas hapi siç rekomanduam,” tha ai.
Por, ai shtoi se mbetej me shpresë se së shpejti do të jetë në dispozicion një vaksinë efektive.
“Shpresojmë që në muajt e ardhshëm do të kemi më shumë se një vaksinë të sigurt dhe efektive, e cila mund të plotësojë kriteret e shëndetit publik,” tha ai./BBC