Kryedoktori i Shteteve të Bashkuara për koronavirusin, insistonte sot se vala e dytë e pandemisë Covid-19 nuk është e paevitueshme, nëse njerëzit ndjekin udhëzimet e distancimit fizik.
Imunologu i Shtëpisë së Bardhë Dr Anthony Fauci tha sot se strategjia aktuale e distancimit dhe e ndjekjes efektive të kontakteve, mund të parandalojë ringritjen e rasteve së cilës i tremben shumë shtete.
Dr Fauci, gjithashtu drejtor i institutit kombëtar të SHBA për alergjitë e infeksionet, tha për CNN: “Ne nuk duhet të pranojmë që vala e dytë e pandemisë është e paevitueshme. Unë do të vlerësoja që njerëzit të jenë të kujdesshëm për këtë por jo ta konsiderojnë të paevitueshme”.
Eksperti infektiv foli sot me tone të pozitive sesa muajin e kaluar, kur ai dukej se ishte i bindur për të kundërtën, duke thënë: “Është e paevitueshme që koronavirusi do të kthehet sezonin e ardhshëm. Mënyra sesi do ta trajtojmë pandeminë do të përcaktojë dhe fatin tonë”.
Ekspertët tremben se Covid-19 mund të rikthehet fuqishëm kur temperaturat të bien përsëri në vjeshtë e dimër, dhe se virusi do të tejngarkojë shërbimet shëndetësore e spitalet që përballen me sezonin e gripit të zakonshëm.
Deri tani Dr Fauci ishte përpjekur të zbuste deklaratat optimiste të Presidentit Trump por sot ai pranoi edhe vetë se sistemet e gjurmimit të rasteve dhe të izolimit të njerëzve mund të parandalojnë rikthimin.
“Nëse ne vëmë në zbatim rregullat që kemi krijuar deri tani mund të parandalojmë valën e dytë për të cilën po flasim, nëse i zbatojmë ato korrektësisht, tha ai.