Dr. Kalo: Vaksinimi, e vetmja rrugë drejt normalitetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që në ditët e para të pandemisë, Bashkimi Evropian ka qenë në krah të Shqipërisë me pajisje moderne mjekësore dhe vaksina që kanë shpëtuar shumë jetë.

Delegacioni i BE-së në Tiranë ndau sot mesazhin sensibilizues të mjekut infeksionist, Tritan Kalo, ndërsa nënvizoi se “ne duhet t’i rikthehemi jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur dhe vaksinimi është e vetmja rrugë”.

“Që prej fillimit të pandemisë, të shumtë ishin shqiptarët që rrezikonin të humbisnin familjarët e tyre, miqtë dhe të dashurit. Betejat kundër një sëmundje të re kishin nevojë emergjente për mjete të shumta dhe teknologji të re”, tha Kalo.

Sipas tij, “situatat emergjente kërkojnë gjithmonë një zgjidhje emergjente”.

“Pa mbështetjen në kohën e duhur shumë prej shqiptarëve që sot i janë rikthyer jetës normale, mund të ishin ndarë nga familjet, vendet e punës dhe miqtë e tyre”, tha Kalo.

Ai shtoi se “pandemia ende nuk ka mbaruar, por përgjegjësia e secilit prej nesh, puna e palodhur si dhe mbështetja, po ndihmojnë që të jemi çdo ditë e më pranë normalitetit”.

“Ju rikujtoj se masat, higjiena dhe distancimi fizik, pa harruar asnjëherë ndihmesën që jep vaksinimi janë ende në fuqi dhe janë një mjet përsëri tejet i dobishëm në luftën kundër kësaj flame mbarëbotërore”, tha Kalo./ATSH/

Share This Article