Dr. Koni: Nuk e dimë se kur ka qenë piku i pandemisë, kemi pasur mangësi në lidhje me testimet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për mjekun urolog Artan Koni, nuk mund të përcaktohet se kur ka qenë piku i pandemisë në vendin tonë.

I ftuar në ”RTV Ora”, ai tha se kjo është për shkak se që në fillim kemi pasur mangësi në lidhje me testimet.

Nuk di të them me siguri sepse duke pasur mangësi që në fillim përsa i përket testimit, asnjëherë nuk e kemi ditur se kur ka qenë piku. Teorikisht ose logjikisht, pamë që Europa e kishte deri në muajin prill, pastaj filloi rënia. Te ne është e kundërta. Deri në muajin prill ishim shumë në rregull, pastaj mbas prillit filloi një rritje galopante që nuk po e kuptoj. Nuk besoj se virusi pasi kalon detin, bëhet më shumë agresiv në Shqipëri dhe në Itali ndodh ndryshe”, tha Kondi.

Sipas Konit, teza se virusi e humbet agresivitetin me ardhjen e stinës së verës qeëndronm, por se në vend kjo nuk po funksionon.

Për mjekun, kjo ka ndodhur për shkak se nuk kemi pasur tablo të qartë për shkak të numrit të ulët të testimeve, ose ka qenë një strategji për imunitetin e turmës.

Ajo tezë qëndron, por nuk ka ndodhur te ky 2 milionshi i shqiptarëve, po te 60 milion italianë ka ndodhur. Në të gjithë botën kemi kërkime shkencore që virusit i ka rënë virulenca,  dhe agresiviteti. Nuk do të thotë se këtu kemi një koronavirus më agresiv, është po i njëjti virus. Do të thotë që ne ose nuk kemi pasur një tablo të qartë në muajt mars dhe prill për shkak të numrit të ulët të testimeve, ose një strategji, imuniteti i turmës”, tha ai.

Share This Article