Dr. Vishaj: Karakteristikë e Omicronit, infektimi i burrave nën moshën 40-vjeçare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Infektologu Arben Vishaj ka thënë se mundësia që të vije varianti i ri i në Kosovë, ekziston.

Sipas tij, ajo që e dallon nga versionet tjera është që i prekë gjininë mashkullore nën moshën 40 vjet.

Vishaj ka shtuar se simptomë dalluese është lodhja e madhe, porse shton se sipas të dhënave aktuale është më i lehtë se varianti delta dhe delta plus.

“Ende nuk kemi shumë të dhëna për variantin e ri se si do të ndikojë te personat e vaksinuar. Nuk dihet nëse vaksinat që i kemi në dispozicion a janë parandaluese kundër këtij virusi. Por të gjithë duhet të vaksinohemi për shkak edhe të uljes së temperaturave por edhe ardhjes së bashkatdhetarëve”, ka shtuar ajo.

Ai ka thënë se rënia e temperaturave mbledh njerëzit më shumë në hapësira të mbyllura, gjë që çon në grumbullimin e më shumë personave.

Share This Article