ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA 2 hours ago
“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë 2 hours ago
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA 3 hours ago
Do ta ndryshoj monarkinë kur të jem mbret, thotë Princi William 4 hours ago
Rikthehet në krye të KFOR-it në Kosovë gjeneralmajori turk 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Draft-propozimi i Ramës për asociacionin, Berisha: Vasal i Vuçiçit, teksti u shkrua në Beograd

albnews by albnews
8 June, 2023
in Albania
0
Draft-propozimi i Ramës për asociacionin, Berisha: Vasal i Vuçiçit, teksti u shkrua në Beograd
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Draft-propozimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama për asociacionin e komunave serbe në Kosovë që sipas tij mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideron si ndërhyrje flagrante të Shqipërisë në punët e brendshme të shtetit kosovar.

Duke folur për gazetarët jashtë Parlamentit, Berisha e akuzoi Ramën duke e quajtur “argat dhe vasal” të Presidentit serb Vuçiç. Sipas tij, teksti i draft-propozimit të Ramës është shkruar në Beograd dhe rishkruar në Tiranë.

RelatedPosts

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në SPAK, i komunikohet akuza e korrupsionit zgjedhor

“Argati i Vuçiçit, në detyrim ekstrem, shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, njeriut që me politikën e tij etno-nacionaliste, politikën e tij të Serbisë së Madhe, është faktor destabilizimi kryesor në Ballkan, dhe pas Putinit të Madh edhe në Europë, Aleksandër Vuçiç. Natyrisht vetëkuptohet se teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit, përbën aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, përbën një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin, përbën një akt kur Edi Rama përpiqet të zgjidhë problemin e tij të tmerrshëm me McGonigal, për të cilin e ka vendin në burg në çdo drejtësi të botës. Përpiqet të sfumojë problemet e tmerrshme që ka krijuar me zgjedhjet në vendin e vet”, tha Berisha.

Gjithashtu kryedemokrati u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që për të qetësuar situatën që të veprojnë duke u koordinuar me SHBA, BE dhe KFOR-in.

“Duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, që në procesin e shtensionimit të situatës, të procedojnë në bashkëpunim me KFOR, BE-në dhe SHBA, duke zbatuar atë skedulë për të cilën insiston komuniteti ndërkombëtar. Në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3, 4 apo 5 përqind të etnisë joserbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim. Pas kësaj, në mënyrë ligjore përcaktohen hapat që ndërmerren për të pasur rezultatin e suksesshëm. Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejt edhe nga autoritetet e Kosovës, edhe nga autoritetet ndërkombëtare, që kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në një afat kohor sa më shpejt të mundshëm në mënyrë që të zgjidhen kryetarët që duan. Mendoj se ky është një hap demokratik, një masë demokratike, një përgjigje demokratike që i jepet çështjes.

Prandaj në këtë kontekst mendoj se qeveria e Kosovës e ka një detyrim që të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar”, vijoi me tej Berisha.

Për sa i përket asociacionit, Berisha tha se e ka mbështetur gjithmonë, por ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Përsa i përket Asociacionit, e kam mbështetur dhe do e mbështes si një derivat themelor i lirisë. Por theksoj se Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo Asociacion që del jashtë kësaj kornize, është një rrezik i vërtetë madhor jo vetëm për Kosovën, por për paqen e stabilitetin në gadishullin e Ballkanit, një faktor jashtëzakonisht i rrezikshëm i serbomadhnisë apo i shtrirjes së shtetit serb”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

3 October, 2025
“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

“Burri yt ishte vrasës me pagesë”- Plaurent Dervishaj ‘përplaset’ me gruan e ‘Manecit’: Ka dhunuar dy gazetarë

3 October, 2025
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa viza drejt SHBA

3 October, 2025
Do ta ndryshoj monarkinë kur të jem mbret, thotë Princi William

Do ta ndryshoj monarkinë kur të jem mbret, thotë Princi William

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result