Draft-propozimi për asociacionin, qeveria gjermane: Nuk e hartuam ne, pyesni “Friedrich Ebert”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Gjermanisë mohon përfshirjen në përgatitjen e një drafti për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim për median Telegrafi në Prishtinë, ambasada gjermane thotë se statuti i diskutuar të enjten nuk është përfunduar ende nga Fondacioni “Friedrich Ebert”.

“Me sa jemi në dijeni ne, ky projekt i veçantë është duke vazhduar dhe rezultatet e tij do të ndahen me palët dhe opinionin publik në kohën e duhur. Ambasada shprehimisht e mirëpret secilin kontribut, i cili çon përpara dialogun publik për këtë çështje të rëndësishme. Në rast se keni pyetje të tjera, ju lutemi t’i drejtoheni Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë”,  thuhet në përgjigje.

Share This Article