Drafti i qeverisë/ Rriten rrogat e gjyqtarëve të Kushtetueses, shkojnë në 7.6 milionë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria ka dërguar në Kuvend draftin për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke ua çuar deri në 7.6 milionë lekë në muaj.

Në draftin e dërguar në Kuvend është miratuar një ndryshim në ligjin e funksionimit të Gjykatës, sipas të cilit, rroga e një anëtari të Kushtetueses është sa 0.96%  e rrogës së Presidentit (408 000 lekë) plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”.

Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës Kushtetuese “për pozicionin drejtues përfiton edhe 20% shtesë page mbi pagën mujore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtesës për shkak të natyrës së veçantë të punës”. Pra paga e kryetarit të Kushtetueses arrin në shifrën 7.6 milionë lekë.

Nga drafti i qeverisë përfitojnë edhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, sipas pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në masën 43% mbi pagën mujore; b) shtesë për vjetërsi sipas shkronjës “c”, të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në draft.

Share This Article