Drafti i Ramës për Asociacionin, Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: Ndërmjetësues kemi shumë, presim mbështetje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Kosovës i është përgjigjur propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Në një reagim për KosovaPress  zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu theksoi se nga Shqipëria presin mbështetje “pasi ndërmjetësues tashmë janë bërë shumë“.

Po sipas tij, qëllimi serb për Asociacionin shihet edhe së fundmi me nonpaper-in e Akademisë së Shkencave dhe të Artit të Serbisë ku flet për “Botën serbe”. Po ashtu në ekzekutivin kosovar thuhet se Asociacioni është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama, gjatë kësaj jave bëri të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit Kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Sipas Ramës, drafti është dokument konfidencial dhe dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ky dokument në bazë të raportimeve të premten është vlerësuar si serioz nga Bashkimi Evropian.

Share This Article